Sport15 Tetor 2019, 11:07

Çmenduri: Koreja e Veriut pret Korenë e Jugut, masat absurde nga komunistët

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri: Koreja e Veriut pret Korenë e Jugut, masat absurde nga

Korea e Veriut dhe Koreja e Jugut po luajnë mes tyre për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror. Takimi ndërmjet dy shteteve është një ngjarje shumë e rrallë. Ndeshja po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang dhe diçka e tillë ka ndodhur vetëm ne vitin 1990.

Rregullat e Koresë së Veriut nuk ndryshojnë, pasi nuk lejohet transmetimi live i sfidës, asnjë tifozë nga Koreja e Jugut nuk do të marrë pjesë në ndeshje, madje as mediet botërore. Ata kanë lejuar vetëm dy zyrtarë të Koresë së Jugut të raportojnë ndeshjen për mediet e tyre nga një sektor i veçantë i stadiumit.

Koreja e Veriut e ka pranuar se pas ndeshjes do t’i japë një DVD me ndeshjen e plotë për 90 minuta. Koreja e Jugut do të lërë kryeqytetin e Pyongyangut me datë 16 tetor. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është i pranishëm në stadium.

Sport Koreja e Jugut Koreja e Veriut