Aktualitet15 Dhjetor 2018, 11:26

‘Çohuni nga kafja’! Studentët i përgjigjen Ramës me protestë kombëtare, në rrugë të rinjtë, familjarët e

Shkruar nga Pamfleti
‘Çohuni nga kafja’! Studentët i përgjigjen

'Çohuni nga kafja'! Studentët i përgjigjen Ramës me protestë kombëtare, në rrugë të rinjtë, familjarët e tyre dhe qytetarët

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, studentët janë mbledhur edhe ditën e sotme në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Tubimi i sotëm është lajmëruar se do të jetë i jashtëzakonshëm, ku do të bashkohen edhe të qytetarët shqiptarë. Studentët i dhanë ultimatum kryeministrit Edi Rama një ditë më parë që të mblidhte Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme, ku të shqyrtonte kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se sot do të zhvillonin një protestë kombëtare.

Duke vijuar betejën për plotësimin e kërkesave, të rinjtë shqiptarë në mbarë vendin janë mbledhur në ditën e 11 të protestës, ku sot kanë pranuar edhe banorët e Astirit t’iu bashkohen, si dhe familjarët e studentëve dhe shumë qytetarë të tjerë.

“Qytetarë, te rinjë cohuni nga kafja, ejani në shesh te protestoni bashke me ne. Te tregojme qe jemi te bashkuar. Kjo kauze eshte per te gjithe”, beri thirrje njeri prej te rinjve ne proteste. Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe ata kanë bërë thirrje që mbrëmë për pjesëmarrje masive.

Aktualitet protesta e studentëve