Një 28-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën sot në spitalin e infektivit. E reja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe ishte e shtruar në spital prej 3 ditësh. Emanuela Dalipi kishte përfunduar tek infektivi pas përkeqësimit të gjendjes nga Covid-19. Me gjithë përpjekjet e mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën, 28-vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë.
“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit. Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, ka thënë bashkëshorti i viktimës. быстрые займы онлайн