Bota21 Mars 2022, 15:15

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 26 të infektuar dhe 45 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 26 të infektuar dhe 45 të

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ 26 të infektuar dhe 45 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

26 të infektuar me COvid-19 dhe asnjë humbje jete  gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa 45 qytetarë janë shëruar, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 227.150

Në total numri i rasteve aktive është 632.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Covid-19 COVID-19 Kosove