Politike16 Nëntor 2018, 13:47

Ç’po luhet në çastet e fundit?! Menjëherë pas dekretimit të Lleshit, Ilir Meta takim kokë më kokë me Gramoz Ruçi

Shkruar nga Pamfleti
Ç’po luhet në çastet e fundit?! Menjëherë pas

Ç'po luhet në çastet e fundit?! Menjëherë pas dekretimit të Lleshit, Ilir Meta takim kokë më kokë me Gramoz Ruçin

Menjëherë pasi dekretoi lirimin e Sandër Lleshit si gjeneral, duke i hapur rrugë dekretimit të tij si ministër i Brendshëm, {residenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim kokë më kokë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi kokë më kokë Meta-Ruçi është zhvilluar në ambientet e Hotel “Tirana” dhe ka zgjatur rreth 25 minuta. 

Më herët, Meta nxori në lirim me dekret Lleshajn si ushtarak, ndërsa pritet që në orët në vijim kreu i shtetit të firmosë edhe dekretin e propozimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt.

Mësohet gjithashtu se në foks të bisedës ka qenë emri i Lleshajt, por edhe dekreti për kreun e KLSH-së. Meta ka dekretuar emrin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, dekret i cili ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të votohet seancën e ardhshme parlamentare.

Politike Gramoz Ruçi Ilir Meta Sandër Lleshi