Ç’taktikë e zgjuar! Zbuloni arsyen misterioze pse polici prek makinën tuaj kur ju ndalon

Ç’taktikë e zgjuar! Zbuloni arsyen misterioze pse polici prek makinën tuaj kur ju ndalon

Edhe pse duket sikur në fakt është thjesht rastësore, nuk është e tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë. Deri këtu gjithçka në rregull; fundja duket si një veprim i pavetëdijshëm. Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu.

Sipas The Law Dictionary, policët e kanë patur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë. Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve. Policët linin shenjat e gishtave në një pjesë të makinës, kryesisht tek pjesa sipër vendit të shoferit, për të dëshmuar se X-polic kishte kontrolluar makinën. Në rast se polici zhdukej për shkaqe të pazbuluara, makina e ndaluar kishte dyshime etj, shenjat e gishtave të lëna në makinë ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Tjetër arsye lidhet me “presionin” ndaj shoferit. Një qëndrim i tillë krijon idenë se polici po kontrollon çdo lëvizje tënden me kujdes, ndaj ta harrosh se mund t’i bësh bisht. Tani nuk e dimë mesiguri nëse policët në vend e kanë ditur këtë taktikë, por me gjasë duhet të kenë dëgjuar. Ç’taktikë e zgjuar!

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti