Aktualitet15 Shtator 2018, 18:39

CV e krimeve të Lulzim Bashës, mister përdorimi i 7 pasaportave

Shkruar nga Pamfleti
CV e krimeve të Lulzim Bashës, mister përdorimi i 7 pasaportave

CV e krimeve të Lulzim Bashës, mister përdorimi i 7 pasaportave

Nga shitja e detit Greqisë tek lidhja me njerëzit e Vladimir Putin, si e përdori dyshja Berisha-Meta Bashën në skandalet më të mëdha të pluralizimit shqiptar

Veprimtaria antishqiptare dhe kriminale e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk mund të kuptohet pa Lulzim Bashën. Ky i fundit ka shërbyer si dorë e bindur dhe e besnike e Sali Berishës për realizimin e disa prej krimeve më të mëdha njerëzore, kombëtare dhe ekonomike në histroinë e pluralizmit shqiptar. Duke përjashtuar dyshen unike Berisha-Meta, është vështirë të gjendet një politikan tjetër në Ballakn që të krijojë në një kohë kaq të shpejtë një profil korruptiv, manipulativ dhe kriminal si Lulzim Basha. Dy vjet pasi hyri në politikë përmes së bijës së Berishës, Argita Malltezi, Lulzim Basha shënoi vjedhjen më të madhe në historinë e shtetit shqiptar, plot 230 milionë euro me Rrugën Durrës-Kukës, si ministër i Transporteve. Dosja sot e kësaj ditë nuk është gjykuar nga drejtësia, për shak se gjyqësori deri më tani ka qenë në duart e Metës dhe Berishë. Kur Berisha e vuri në krye të Ministrisë së Jashtme, Lulzim Basha i shiti 300 km2 det Greqisë. Kur Berisha e vuri në krye të Ministrisë së Brendshme, Basha realizoi vrasjen e 4 protesuesve në bulevard. Kur Berisha e vuri në krye të Bashkisë së Tiranës, fjeti gjumë dhe në fund hartoi një plan urbanistik klientelist dhe mafioz. Kur Berisha e vuri në krye të PD, u lidh me rusët.

 

Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “shelfin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ish-ministri i Brendshëm, Basha dhe ish-komandanti i Gardës, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arriti të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

 

 

 

Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë.  Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e  2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

 

Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën,, reflektoi historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthente në vetvete planin mafioz të familjes Berisha, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe. Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve rreth familjes.

 

Lulzim Basha nuk hoqi dorë nga veprimtaria antishqiptare as kur Sali Berisha e vuri në krye të Partisë Demokratike, duke i lënë si detyrë parësore bllokimin e reformës në drejtësi, të cilin Berisha dhe Meta e shohin si rrezikun numër një fatin e tyre.  Partia Demokratike ka lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, me para që nuk janë deklaruar si shpenzime vejtore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Basha kishtte kontaktuar Nick Muzin, kreun e kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners, për të lobuar për të takuar zyrtarë në SHBA dhe për të hedhur baltë mbi reformën në drejtësi dhe ish-ambasadorin Donald Lu. Paratë janë dhënë nga oligarkë rusë pranë Putinit. Një nga pagesat për PD është bërë që Lulzim Basha të bënte një foto me Tump, të cilën e shiti në Tiranë si mbështetje e SHBA për PD. Një artikull i revistës amerikane “Mother Jones” si dhe të dhënat e publikuara nga kompania e lobimit Muzin Capitol ngritën dyshimet e para mbi këto fonde që kapin shumën e 675 mijë dollarëve në favor të PD. Ndërkohë që vetë PD pranoi se i ka paguar kompanisë Muzin Capitol vetëm 25 mijë dollarë.

Kryesore CV e krimeve të Lulzim Bashës mister përdorimi i 7 pasaportave