Kosova28 Tetor 2022, 14:23

Daçiç me gjepura: Besnik Bislimi është qytetari ynë

Shkruar nga Pamfleti
Daçiç me gjepura: Besnik Bislimi është qytetari ynë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i është rikthyer deklaratave të mbushura me iluzione.

Tani zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin e ka cilësuar si “qytetar të Serbisë”.

Bislimi nuk u lejua të hyjë në Beograd ku kishte për të marrë pjesë në një konferencë.

Policia i ka thënë se nuk munden t’i ofrojnë siguri. Këtë nuk ka dashur ta komentojë Daçiç duke dhënë një përgjigje cinike në TV Pink.

“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë Daçiç.

E Beslimi të enjten ka thënë se Serbia ka dhënë sinjal që nuk është e gatshme për normalizim.

Prishtine

Kosova