Politike 9 Tetor 2019, 21:05

Dade shigjeton ministret që dërguan letër “përgjërimi” Holandës për negociatat: Rama ju përdor si numra e si

Shkruar nga Pamfleti
Dade shigjeton ministret që dërguan letër

Tirana zyrtare i drejtoi një letër qeverisë holandeze, letër e cila mbante firmën e grave ministre të qeverisë sonë, të cilat theksojnë me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

Po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra drejt Holandës. Sipas ish-ministres Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet.

Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade, e cila shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri. /Pamfleti

Politike