Showbiz22 Gusht 2019, 11:25

Dajana Shabani provokon portalet, pastaj ‘fëlliq’ atë që publikoi kuturu

Shkruar nga Pamfleti

Ka mjaftuar një mos ndjekje në Instagram e Dajana Shabanit dhe boksierit të lidhur me të, që lajmi të merrte dhenë se moderatorja i ka dhënë fund lidhjes së saj.

Bukuroshja bjonde, që është edhe nëna e një vazje nga martesa e saj e parë, duket se ka dashur ‘të provokojë’ reagimin public duke mos patur si ndjekës e duke mos ndjekur në Instagram të dashurin e saj aktual, lidhje e komentuar gjatë në mediat rozë.

Shumë portale shkruan rreth kësaj ‘ndarje të aluduar’, por mesa duket një syresh e ka prekur aty ku ajo nuk mban. Kështu Dajana shkruan:

“O port (hale) se po të jap famë. Se më vjen keq për një koment dhe dy like që ke. Mua s’më ka hequr njeri nga puna, as s’më ka lënë njeri dhe mbi të gjitha s’ka lindur ai njeri që të më flliqë. Kur bëni shkrime, keni mungesë vitamine,”- shkruan Dajana krahas fotos.

“Krijo, mos urre”, shkruan ajo.

Këtë postim moderatorja e ka shoqëruar me një foto ku shihet lajmi i një portali që ka shkruar për të, gjë që mesa duket s’i ka pëlqyer.

Tashmë, si Dajana edhe Kameri u janë rikthyer rrjeteve sociale, sërish, me postime dhe pëlqime, duke i dhënë një mësim të mirë të gjithë atyre që publikojnë, pa u thelluar ca më gjatë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz dajana shabani portale