Anti-Mafia25 Qershor 2018, 20:06

Dako shton “ritmin”, 1.2 miliardë lekë për riparimin e 1 shkolle me “Plan 3-vjeçar” 2018-2020, në 11 vite e ka fina

Shkruar nga Pamfleti

Dako shton “ritmin”, 1.2 miliardë lekë për riparimin e 1 shkollë me “Plan 3-vjeçar” 2018-2020, në 11 vite e ka financuar 4 herë

Vlera e tenderit, 35% më e lartë se vlera e shkollës

Kryebashkiaku Vangjush Dako, rikthen në qeverisjen e Bashkisë-Durrës, modelin e planeve të ish-qeverisjes të para ’90-ës.

 Vitin e fundit të sundimit të tretë si kryebashkiak në Durrës, Gjushi ka vendosur ta mbyll me tendera në vlerë miliarda lekë, të ndarë me “Plan 3-vjeçar”.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë veprër madhështore, që kërkon vite për t’u ndërtuar, por për rikonstruksionin e një shkolle në Durrës, të cilën Gjushi ka vendosur ta kryej me “tre-hapsh”, 170 ditë punime të ndara në 3 vite, në periudhën 2018-2020, ndërkohë që ligji e ndalon kategorisht çdo drejtues shtetëror, të firmos projekte shërbimesh si në rastin e tij tenderi, që kalojnë qoftë edhe 1 ditë nga afati i mandatit të tij drejtues, ndërsa në rastin konkret ligji po shkelet me 2 vite afat.

Sipas “Planit 3-vjeçar” të Gjushit, punimet e rikonstruksionit të Shkollës së Mesme “Leonik Tomeo” në Lagjen Nr. 16-Durrës, do të kryhen kur shkolla do të jetë në proces mësimi, mirëpo për Gjushin nuk ka rëndësi mësimi, por pazar-tenderimi 1.2 miliardë lekë, ose 35% më tepër se vlera fizike e objektit të kësaj shkolle!

Kujtojmë, që në 11 vitet e sundimit të Gjushit në bashkinë Durrës, për rikonstruksionin e kësaj shkolle janë “derdhur” 4 herë financime nga bashkia dhe 2 herë nga Ministria e Arsimit!

 Njoftim tenderi, bashkia Durrës

4.Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-75050-06-18-2018


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia 1.2 miliardë lekë për riparimin e 1 shkollë me “Plan 3-vjeçar” 2018-2020 Dako shton “ritmin” në 11 vite e ka financuar 4 herë