Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku nga përplasja e dy automjeteve, njëra me targa shqiptare, kanë humbur jetën dy persona.
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i ndodhur sot pasdite në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku humbën jetën dy persona. Mediat kosovare raportojnë se dy viktimat janë njëri i moshës 51 vjeçare dhe tjetri më i moshuar, të dy meshkuj.
Gjithashtu është mësuar se viktimat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi njëri prej tyre është shtetas shqiptar.
Njoftimi i policisë:
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka përsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”
Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e dy viktimave dhe e të lënduarit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.