Aktualitet 2 Prill 2019, 13:57

Dalin fotot nga spitali, Margarita Xhepa i nënshtrohet operacionit, feston 85-vjetorin e shtrirë në krevat

Shkruar nga Pamfleti

Dalin fotot nga spitali, Margarita Xhepa i nënshtrohet operacionit në ditën e lindjes

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, i është nënshtruar një operacioni në këmbë rreth dy javë më parë në një spital privat në Tiranë. Kjo e martë është një ditë speciale për Margarita Xhepën e cila feston sot 85-vjetorin.

Ditëlindja e ka gjetur në ambientet e spitalit aktoren e madhe, edhe pse fatmirësisht në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, Margarita Xhepa është vizituar në spital nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka postuar foto, ku aktorja e madhe shihet e shtrirë në krevat pas operacionit.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, shkruan Meta, ndërsa poston foto krah aktores.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Margarita Xhepa operacion