Showbiz15 Maj 2019, 14:09

Dalin pamjet nga festa super luksoze e 40-vjetorit të Bleona Qeretit

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet nga festa super luksoze e 40-vjetorit të Bleona Qeretit

Ditën e djeshme Bleona ka festuar 40-vjetorin e saj të lindjes. Ajo vendosi që këtë ditëlindje ta festonte me prindërit e saj në një prej resorteve më luksoze të qytetit të Meksikës.

Bëhet fjalë për “Las Ventanas Paraiso” që ofron një pamje të mrekullueshme dhe të krijon idenë e një parajse të vërtetë.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura. Ajo ishte nën shoqërinë e prindërve, Nazmiut dhe Olit, por edhe qenushit të saj të preferuar, Jonny-t.

“Momente të bukura që shoqërojnë buzëqeshje tënde duke lexuar urimet e pafundme që vijnë nga miq dhe dashamirës të shumtë. Kjo buzëqeshje të të shoqërojë gjatë gjithë rrugëtimit të jetës tënde bijë. Zoti të bekoftë me gjithë të mirat e kësaj bote”, ishte urimi i mami Olit për vajzën e saj.

Nga fotot që Bleona na tregoi, na kujtoi një shprehje të famshme: Jeta fillon pas të dyzetave!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz