Dalin pamjet, si u goditi grupi kriminal “Bajri’, Safeti lëshon pistoletën përtokë në bilardo

Policia e Shtetit dhe prokuoria e Krimeve të Rënda kanë vënë në pranga 11 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Arrestimet e 11 anëtarëve pjesë e grupit kriminal “Bajri’ me aktivitet të shtuar së fundmi në Shkodër, u bënë në Sshqipëri e Holandë, ku gjithashtu banda ishte e shtrirë.

Një prej të arrestuarve është edhe Behar Bajri, vëllai i Enver Bajrit i arrestuar dje në tiranë e që dyshohet se është koka e grupit. Detajet e operacionit të koduar ‘Oaz’, i bënë të ditur gjatë një konference për shtyp drejtori i polisë së shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela. Sipas tyre hetimet mbi aktivitetin e grupit bajri kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe dyshohet se pjesëtarët e bandës janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur së fundmi në Shkodër.

 Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash, si vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, organizim i lotarive të palejuara, pastrim i produkteve të veprës penale, shtrëngim me anë të kanosjes, prodhim-shitje narkotikësh.

Sipas policise Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. Gjatë operacionit tre prej pjesëtarëve të bandës u janë gjtur 3 armë zjarri pistoletë, si dhe janë sekuestruar një lokal dhe një hotel.

"Forca e Ligjit" në veprim, shkatërrohet grupi "Bajri", 11 në pranga e 2 në kërkim.Ja pamjet gjatë ndërhyrjes së forcave speciale për goditjen e këtij grupi kriminal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 22. September 2018

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti