Aktualitet22 Mars 2018, 13:53

Dallavere me pronat edhe në Shkodër, arrestohet noterja

Shkruar nga Pamfleti
Dallavere me pronat edhe në Shkodër, arrestohet noterja

Reforma në drejtësi  po fillon të japë rezultate. Batërdia me pronat në gjithë këto vite tranzicion, që kanë shoqëruar vendin tonë nuk ka ndodhur vetëm në zonat bregdetare.

Përfitime të paligjshme përmes falsifikimeve, duket se kanë ndodhur edhe në qytetin  e Shkodrës. Një skemë e tillë abuzimi ka çuar sot në pranga një notere që kryente aktivitetin e saj në qytetin e Shkodrës.

Policia e  Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme noteren Majlinda Dibra. Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit.

Aktualitet