Shkrimtari dhe analisti, Kim Mehmeti, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi skandalin e darkës në Dubai. Ai tha se “darka në Dubai shpalosi atë që rilindasit janë drejtues që e hanë vendin e tyre”.
“E vetmja gjë që rritet në vend janë varrezat dhe kopshtet me hashash.
Ka burrështetas që e kanë frikë popullin e vet dhe ka burrështetas që nuk e kanë frikë popullin e tyre, siç janë rilindësit. Darka në Dubai tregoi se rilindësit nuk e kanë frikë popullin e tyre dhe kanë nën kontroll njerëzit që dalin publikisht,”tha Mehmeti.
Rama nuk i ka premtuar ndonjëherë popullit që do i sjellë ndonjë të mirë, por vetëm ka marrë timonin e tepsinë, që në sofrën e tij të ulen vetëm ata që zgjedh ai, që e shpallin atë Skënderbe”.