Politike22 Tetor 2019, 16:20

“Dashnorët e Venedikut”, Rama e Basha vijojnë replikat në “Facebook”, gati marrëveshja e dytë për

Shkruar nga Pamfleti
“Dashnorët e Venedikut”, Rama e Basha vijojnë replikat

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha sa i takon çështjes së mos hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur që të publikojë qëndrimin e presidentes së zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila shpreh keqardhje për vendimin e BE.

Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, -thuhet në qëndrimin e zyrtares së KE. Ndërkohë, Rama duke shigjetuar kryedemokratin Basha ka postuar edhe një qëndrim të këtij të fundit, ku ai shkruan se; “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Në fakt, kur fillon komunikimi e “përplasja” e tillë intensive ose vjen lufta e madhe ose bashkimi përfundimtar. Kjo po ndodh edhe me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën të cilët po kthehen të jenë “dashnorët e Venedikut” të politikës shqiptare. Këto replika në distancë mes tyre në fakt nuk janë asgjë tjetër por prelude I një marrëveshje të dytë mes tyre, një tentativë për të “vrarë” reformën zgjedhore. /Pamfleti

Politike