Aktualitet 2 Korrik 2019, 08:35

Dashuria sekrete e diktatorit/ Aktet e pështira që Hitleri kryente me mbesën

Shkruar nga Pamfleti
Dashuria sekrete e diktatorit/ Aktet e pështira që Hitleri kryente me

Dashuria sekrete e diktatorit/ Aktet e pështira që Hitleri kryente me mbesën

Emri i saj ishte Geli Raubal. Ajo ishte 17 vjeç kur gjysmë-xhaxhai i saj erdhi në jetën e saj. Ishte viti 1925, kur nëna e saj Angela filloi punë në shtëpinë e Hitletit pas vdekjes së bashkëshortit të saj. dhe sigurisht ajo solli me vete vajzën e saj adoleshente, Geli.

Gjatë viteve, Geli u bë një pjesë e pandashme e jetës së Hitlerit. Ajo do të merrte pjesë në takimet e biznesit dhe në festat e xhaxhait të saj, duke u përzier me rrethin e oficerëve, ndonjëherë edhe duke flirtuar pak.

Sa herë që ajo “ngatërrohej” më shumë seç duhej me dikë, Hitleri i pushonte menjëherë nga puna duke e lënë të vetme Gelin. Ajo ishte droga e tij dhe ai ishte i varur. Me sa duket, Hitleri ishte në dashuri.

Mirëpo ëndrra e vajzës ishte që të bëhej këngëtare dhe të shkonte në Austri për të zhvilluar karrierën e saj. Por Hitleri ishte gjithmonë kundër.

Një ditë, kur Hitleri po largohej për një takim, Geli varur nga dritarja dhe i bërtiti Hitlerit diçka. Ai u përgjigj duke thënë: “Jo, për herë të fundit, jo.”. Atë ditë, 23-vjeçarja Geli u gjet e shtrirë me fytyrë në dysheme, e përgjakur me një vrimë në kraharor. Ajo kishte qëlluar veten më pistoletën që i kishte vjedhur xhaxhait të saj.

Asokohe është thënë gjithashtu se Hitleri hyri në depresion të thellë pasi mori lajmin dhe vajtoi mbi varrin e saj. Pas vdekjes së saj, Hitleri e mbylli dhomën e saj, dhe e vizitonte vetëm vetë herë pas here. Por, vdekja e Gelit nuk e ngadalësoi ambicien e tij politike.

Nëse marrëdhënia e Geli dhe Hitlerit ishte seksuale apo jo, askush nuk mund ta thotë me siguri, por ka prova të padiskutueshme që polemika është e vërtetë. Ka dëshmi për mënyrën se si Hitleri e bëri Gelin të kryente veprime të rënda, duke përfshirë jashtëqitje dhe urinim mbi të.

Megjithatë ky mbetet një ndër shumë sekretet e jetës së Hitlerit që ndoshta kurrë nuk do t’i jepet përgjigjie.

Dossier