Showbiz16 Shtator 2019, 08:44

Dasma e Jonida Vokshit i nxjerr zbuluar, ja çifti më i ri i showbizit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Dasma e Jonida Vokshit i nxjerr zbuluar, ja çifti më i ri i showbizit shqiptar

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapit dje kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë superluksoze. Gjithçka dukej si në përralla ku ambjenti ishte i dekoruar me plot ngjyra dhe elegancë.

Në ceremoninë e tyre morën pjesë personazhe të ndyshëm nga showbizi, politika dhge jo vetëm. E gjithë atmosfera ishte e mbushur plot surpriza.

Pas hedhjes tradicionale të buqetës, të cilën e kapi aktorja Olta Daku, një tjetër lojë ishte menduar për djemtë beqarë!

Në vend të luleve, u hodh llastiku që nusja vendos në këmbë dhe atë e kapi vëllai i Besnikut. Ky i fundit i vendosi llastikun në këmbë Oltës dhe krejt papritur të dy u puthën duke i habitur të gjithë e duke shkaktuar të qeshura.

Nuk dihet ende nëse loja ishte që të fializohej me një puthje nga personat në fjalë apo dasma e Jonidës nxori zbuluar çiftin më të ri të showbizit.

Mbetet të presim në vazhdim se çfarë do të ndodhë me ta nëse do të kemi një konfirmim të situatës që mori vemendjen e të gjithëve.

Olta Daku dhe vëllai i Besnik Krapit? Nga dasma e Jonidës dhe Besnikut Video: @elonaduro

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Bildergebnis für jonida vokshit besnik dasma


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bildergebnis für jonida vokshit besnik dasma

Showbiz Dasma e Jonida Vokshit i nxjerr zbuluar ja çifti më i ri i showbizit shqiptar