Showbiz 2 Korrik 2018, 18:03

Dasma e një çifti sapo është anuluar, arsyeja do ju shkrijë gazit, ama pasojat e këtij veprimi jo edhe aq

Shkruar nga Pamfleti
Dasma e një çifti sapo është anuluar, arsyeja do ju

Dasma e një çifti sapo është anuluar, arsyeja do ju shkrijë gazit, ama pasojat e këtij veprimi jo edhe aq

Dita e dasmës vendoset që me kohë dhe nuk ndërrohet e kështu, nuk ke se si ta dish cfarë moti do të jetë. Kështu, ndryshimet atmosferike i kanë prishur punë keq një çifti ne Indi.

Teksa zhvillohej dasma, ajo është ndërprerë nga nusja për një arsye vërtet të çuditshme. Ajo nuk mund ta duronte dot se burri i saj i ardhshem bënte disa veprime të cuditshme si pasojë e frikës që kishte prej vetëtimave.

Nusja u ngrit menjëherë për tu larguar nga dasma prej veprimeve të cuditshme që po bënte partneri i saj në momentin kur një rrufe ra në afërsi të dasmës, por kushërinjtë e dhëndrit refuzonin që ajo të largohej.

Ata iu kundërvunë të afërmve të nuses dhe aty plasi përleshja mes dy familjeve. Pas ceremonisë martesore të kthyer në zënkë masive, policia ka arrestuar tre pjesëmarrës, ndërsa po bëhen hetime për motivet kryesore dhe ecurinë e ngjarjes.

 

Lifestyle