Anti-Mafia10 Shkurt 2019, 19:33

DEA Amerikane/ Hetim pasurive dhe llogarive të familjes Meta-Kryemadhi,  burg dhe sekuestro e pashmangshme

Shkruar nga Pamfleti
DEA Amerikane/ Hetim pasurive dhe llogarive të familjes Meta-Kryemadhi,

DEA Amerikane/ Hetim pasurive dhe llogarive të familjes Meta-Kryemadhi,  burg dhe sekuestro e pashmangshme

Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave, kanë marrë udhëzimet, se si do të veprohet me akt-sekuestrot pasurore gjendje e të tjetërsuara tek familjarë, të afërm, kurshq e deri tek vartës e ish vartës të politikanëve të lartë, që rezultojnë pasanikë e miliarderë me paga shteti, duke marrë si referencë, tjetërsimet pasurore në 15 vitet e fundit, ndërkohë që nuk do lihen jashtë operacionit, as ata që kanë dalë nga politika brenda këtij harku kohor

Burime nga Seksioni Ekonomik-Financiar Anti-korrupsion i DEA-Amerikane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, për pastrimin e politikës së vendeve të Rajonit, nga krerët e krimit e korrupsionit, ka raportuar ditën e premte, se ky operacion, përveç burgosjes së tyre si në vendet e tjera, ka “program bazë” dhe rikthimin të pasurive të vjedhura me çdo lloj forme, në pronësi të shteteve përkatës,

Sipas informacionit, deri tani ka përfunduar faza e parë hetimore dhe për Shqipërinë, që përfshin evidentimin e të ardhurave zyrtare, të pasurive të zbuluara e në proces, dhe mesatares së shpenzimeve jetike, duke nisur nga 5 politikanët kryesorë Ilir Metaj, Edi Rama, Lulzim Basha, Sali Berisha e Monika Kryemadhi dhe, nga ministra e ish-ministra dhe nga drejtues e ish-drejtues të lartë, të 40 institucioneve Kushtetuese në 15 vitet e fundit.

Siç është medologjia e hetimeve të tilla ndërkombëtare, ashtu si dhe në vende të tjera, hetimi pasuror i politikanëve në Shqipëri, ka nisur nga kreu i shtetit, Presidenti Ilir Metaj dhe familjarët e tij, të çfarëdo moshe e statusi privat apo publik qofshin, për të evidentuar sasitë, vlerat dhe natyrën e pasurive të luajtshme e të paluajtëshme që ata dispnojnë, ose kanë tjetërsuar tek të tjerët famijlarë e jo familjarë.

Për familjen presidenciale Metaj-Kryemadhi, konfirmohet se ka përfunduar faza e parë e hetimit paraprak, që përfshinë vetëm bilancin krahasues paga-pasuri-llogari, si start, për hetim të thelluar brenda muajit maj 2019, për burimet e sigurimit të tyre, gjatë viteve në politikë e pushtet, krahasuar me vlerën e pasurive gjendje, nga futja në politike e deri sot.

Sipas raportit, faza e parë e hetimit krahasimor paga-pasuri aktuale, ka zbuluar “çudinë” e madhe, se familja presidenciale Metaj-Kryemadhi dhe 2 fëmijët e saj në moshë madhore e 1 fëmijë në moshë të mitur, me pasuri “kujdestare” avokatore ose prindërore, zotërojnë pasuri financiare e të paluajtëshme, që mund të siguroheshin, vetëm nëse gjatë aktivitetit politik, do kishin 190 paga mujore deputeti për 45 vjet, pa bërë asnjë shpenzim jetik.

Ndërsa për grupin hetimor ndërkombëtar, ky raport paga-pasuri është “çudi”, për shqiptarët që njohin aktivitetin korruptiv e kriminal të famijes pesidenciale, nuk është aspak çudi, mbasi vetëm vila bregdetare në Lalz kushton 6 milionë euro, ku vetëm luksi i 12 tualeteve të daj, kushton nga 25 mijë euro secila, ndërkohë që ka “suitë” edhe për qenin “Roi” e macen Sasha” trajtimin mjeksor të të cilëve e bën veteriner Dr. Edmond Panariti, ndërsa ushqimet dhe ilacet e tyre, i sjell bashkëortaku “Conad” nga Italia, Franca e Gjermania.

Nuk është vetëm kjo “çudi”, që kanë zbuluar ndërkombëtarët, për pasuritë e dukshme të familjes presidenciale, mbasi duhet të dinë edhe faktin, se sipas dosjes së SHISH që disponon Sali Berisha, “Cari dhe Caresha” shqiptare Metaj-Kryemadhi, kanë edhe 4 vila e suita luksoze dhe 7 pallate, me dhjetra apartamente në Tiranë, pa llogaritur vilat në Vlorë, Sarandë, Korçë, Pogradec, Durrës, në Beograd, Mali i Zi, Maqedoni, Londër ku studiojnë e jetojnë 3 fëmijët (kosto vjetore, sa paga vjetore e 25 deputetëve) e deri në Selanik, Korfuz e Peloponez (komshi me Cac Angjelin e Vangjel Tavon), disa prej të cilave, i ka regjistruar me emra të tjerë.

Ky hetim, po vazhdon dhe për familjen kryeparlamentare Ruçi, për familjen kryeministrore Rama, për familjen ish-kryeministrore Berisha, për familjen e krye-opozitarit Basha dhe, për funksionarë të lartë shteti, me mandate kushtetuese.

Këtyre, do t’u verfikohet çdo qindarkë e ardhur, shpenzim, pasuri, çdo akt shitje, akt-dhurimi e transaksione të tjera pasurore, tek të afërm e krushqi, ku do përfshihen dhe “të fortët” e tyre, shoferë, biznesmenë e badigardë të besuar “familjarë”, të cilëve, do t’u krahasohen pagat, me pasuritë që kanë./Pamfleti

Anti-Mafia burg dhe sekuestro e pashmangshme dea amerikane Hetim pasurive dhe llogarive të familjes Meta-Kryemadhi