Politike26 Mars 2018, 12:14

Debatet në komision/ Fino paralajmëron deputetin e PD: “Mos u emociono se do të vijë radha edhe ty”

Shkruar nga Pamfleti
Debatet në komision/ Fino paralajmëron deputetin e PD: “Mos u

Debatet në komision/ Fino paralajmëron deputetin e PD: “Mos u emociono se do të vijë radha edhe ty"

Komisioni hetimor për çështjen “Tahiri” në fillim të mbledhjes së sotme ka miratuar në parim rregulloren.

Fill pas kësaj, kreu i Komisionit Edi Paloka ka parashtruar edhe objektin e diskutimit të këtij Komisionit, dhe pikat konkrete, duke vënë theksin tek fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, dhe tek tek çështja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Siç pritej mbledhja  është shoqëruar me replika dhe debate të shumta midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Kreu i Komisionit Edi Paloka ka parashtruar edhe objektin e diskutimit të këtij Komisionit, dhe pikat konkrete, duke vënë theksin tek fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, dhe tek tek çështja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputetët e PS kanë kërkuar një javë kohë për t’u njohur me planin. Deputeti Bashkim Fino tha se pas kësaj periudhe kohe, ata do të bëjnë sugjerimet e tyre sa i takon planit paraprak të diskutimit. Për këtë, ka reaguar deputeti demokrat Flamur Noka, i cili tha se ky komision është ngritur për Saimir Tahirin. “Mos u emociono se do të vijë radha edhe ty, si ish-ministër i Brendshëm”, reagoi deputeti Fino, duke iu drejtuar Nokës.

Politike Debatet në komision/ Fino paralajmëron deputetin e PD: “Mos u emociono se do të vijë radha edhe ty"