Debatet në Komisionin e Medias, Veliaj thumbon Nokën për lidhjet e Lulzim Bashës me kompaninë ‘’Fusha sh.p.k’’

Debatet në Komisionin e Medias, Veliaj thumbon Nokën për lidhjet e Lulzim Bashës me kompaninë ‘’Fusha sh.p.k’’

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qenë i pranishëm sot para deputetëve për të dhënë shpjegime në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Demokrtaët kanë kërkuar që ai të dal jashtë pasi nuk ka qenë i ftuar ditën e sotme në këtë mbledhje.

Flamuri u shtri sipër tavolinës dhe i drejtohej Veliajt duke i thënë se ishte ai zot shtëpie.

Skena të tilla janë vërtet për të mos u humbur, pasi shkaktojnë humor.  

“Këtu jemi zot të shtëpisë ne dhe jo ti. Sot do çohesh dhe do ikësh sepse ministrja është përgjegjëse sot për të folur, çohu ik, një ditë tjetër hajde, sot jo, sot nuk je i ftuar…”, i tha Noka- Veliajt, që më pas i ka përmendur emrin e kompanisë “Fusha SHPK”, që është ofruar për të ndërtuar Teatrin e ri.

“Nuk mund të vjedhësh pasurinë kombëtare me Fushën ti…”, i tha ai, por Erion Veliaj e ka thumbuar për lidhjet e kësaj kompanie, me Lulzim Bashën.

“Atë e gjeta nga kryetari juaj…”, reagoi Veliaj, që më pas, pas skenave të luftës nga Flamuri me Salianjin, është larguar nga salla.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti