Debati Neville-Klopp, tekniku gjerman ka një batutë shumë origjinale për legjendën angleze

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klop ka rikthyer vëmendjen e tij nga Gary Neville, pasi ish-mbrojtësi i Manchester United sugjeroi që Liverpool duhet të braktisë Champions League për të rritur shpresat e titullit të Premier Ligës.



Klopp e ka cilësuar sugjerimin e 43-vjeçarit, si një deklaratë tepër gazmore: “Si duhet të funksionojë kjo? Çfarë bëjmë ne? Ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve apo çfarë? Gary duhet të vijë dhe të më tregojë saktësisht se si do të funksiononte kjo.

“Unë nuk dua të jem shumë kritik, sepse nuk e di saktësisht se si ai e tha atë, por të ulur në një zyrë dhe të flasë për futbollin është krejtësisht e ndryshme për të bërë punën e trajnerit jashtë zyrave, të jetë i sinqertë”,- përfundoi Klopp.