I ftuar mbrëmë (14 janar) në emisionin ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili, ka qenë as më pak e as më shumë, vetë ‘hirësia’ e tij, ‘naltmadhnia’ Edi Rama.
Të gjitha këto epitete janë shumë pak para syve të idhtarit të tij më të ‘zjarrtë’, të madhit trupvogël, Erion Braçe. Ky i fundit nuk ka arritur të ‘përtypë’ dot pyetjet e gazetares lidhur me vizitën e kryeministrit në Turqi dhe pritjen madhështore që Erdogan i bëri, duke ‘shpërthyer’ në Twitter, rrjetin social që kishte zgjedhur për të reaguar kundër Enit.
Si fillim, Braçe e quan gazetaren ‘Drejtuese muhabeti’ dhe jo drejtuese emisioni. Pasi komenton thuajse çdo gjë që nuk i pëlqen (e duket se nuk i pëlqen asgjë), Erioni ‘nuk mban më’ dhe nis të shkruajë: ‘Nisi debilllëku…’ apo ‘qerpikët e rinj fiks për intervistë’.
Kur lexon Braçen, të duket sikur po lexon Ishen e katit të parë (çdo përkatësi me këtë emër është thjesht një rastësi) dhe jo zëvendës kryeministrin. Kësaj i thonë ‘Të hysh në gojë (ose gisht) të Erion Braçes’. /Pamfleti