Aktualitet12 Prill 2019, 19:48

“Dëgjonim zhurma, ulërima, toka dridhej”! Rrëfimi i ushtarit dhe vizita e Nënë Terezës në varrin e Enver Hoxh

Shkruar nga Pamfleti
“Dëgjonim zhurma, ulërima, toka dridhej”! Rrëfimi i

"Dëgjonin zhurma, ulërima, toka dridhej"! Rrëfimi i ushtarit dhe vizita e Nënë Terezës në varrin e Enver Hoxhës

Një histori e publikuar nga “Catholic World Report” në 9 shtator të 2016 bëri xhiron në mediat shqiptare. Shkrimatari shqiptar Marcel Hila kishte rrëfyer mbi disa ngjarje të çuditshme në varrin e Enver Hoxhës dhe mbi ‘paqen’ që gjeti trupi i tij ditën që u vizitua nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza në vitin 1989.

Gjithçka filloi në shtator të vitit 1985 kur Hila ishte caktuar për të kryer shërbimin e tij ushtarak. Një ditë në repartin ku ai po kryente shërbimin kishte mbërritur një ushtar i ri, i cili kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

“Ne kishim frikë se ai ishte spiun”, tregon Hila duke vijuar rrëfimin e ushtarit. Gjatë qëndrimit të tij në kamp, ushtari nga Garda e Republikës u kishte treguar pse e kishin ulur në detyrë.

“Ne ruanim varrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, ulërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimet vijnë nga humnera. Është një torturë. Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë ferr.”

Kur e dëgjuan rrëfimin e tij shokët menjëherë i kërkuan që të largohej nga ata. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: ky njeri përfaqësonte një rrezik potencial për jetën e tyre pasi regjimi ende nuk kishte rënë. Duke e larguar të gjithë kërkonin të tregonin se nuk kishin të bënin me të.

Katër vjet pas takimit me ushtarin e Gardës, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza mbërriti në aeroportin e Tiranës, ku ndër të tjerë u takua edhe më të venë e Enver Hoxhës.

Kjo ishte një surprizë e madhe për të gjithë, pasi gjatë diktaturës Nënë Tereza kurrë nuk ishte lejuar të kthehej në vendin e saj të lindjes. Madje i ishin refuzuar edhe kërkesat e vizave për motrën dhe nënën.

Vizitën e Nënë Terezës, duket se e veja e diktatorit e pa si një mundësi të artë që shpirti i bashkëshortit të saj të gjente paqe.  Në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, shkoi tek varri i ish-diktatorit.

Sipas Hilës, Nënë Tereza shkoi në varrin e diktatorit dhe u lut për ca kohë. Sipas asaj që thotë Hila, pasi Nënë Tereza u lut mbi varrin e ish-diktatorit dukuritë e tmerrshme që ndodhnin aty morën fund. Që atëherë ka pasur vetëm paqe dhe heshtje.

Ndërsa sa i përket shenjtores shqiptare, pasi vizitoi varrin e Hoxhës, ajo u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971.

Histori Enver Hoxha rrefimi i ushtarit