Kosova24 Qershor 2019, 10:46

Deklarata e fortë e Thaçit: Nëse nuk ndodh marrëveshja me Serbinë, do të ketë destabilizim të rajonit

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Thaçit: Nëse nuk ndodh marrëveshja me

Deklarata e fortë e Thaçit: Nëse nuk ndodh marrëveshja me Serbinë, do të ketë destabilizim të rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ne konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA, deklaroi se nëse nuk ndodh gjatë këtij viti marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë ka rrezik për destabilizim të rajonit raporton “Zeri.info”.

“Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjen finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë ti qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor, dhe kërkesa të qarta. Nuk kam kurrfarë dilema që marrëveshja do mund do të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit”, tha Thaçi.

Ai në këtë konferencë e përmendi edhe korrigjimin e kufirit me Serbinë, me ç’rast tha se do të bëjë të pamundurën që të bashkoj Luginën e Preshevës me Kosovën

“Unë me tërë potencialin tim do të bëjë të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbaj pezull shtetin e Kosovës, dhe mos ti jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve”, tha ndër të tjera ai/ZËRI

Prishtine destabilizimi i rajonit Hashim Thaçi marrëveshja me Serbinë presidenti i Kosovës