Sport 9 Korrik 2019, 12:20

Deklarata e PSG, babi i Neymarit i përgjigjet ashpër klubit

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e PSG, babi i Neymarit i përgjigjet ashpër klubit

Neymar nuk është paraqitur në seancën e parë stërvitore të PSG. Braziliani është në Brazil.  PSG ka dalë me një deklaratë zyrtare. Ata shprehen se Neymar nuk ka marrë leje nga klubi për të qëndruar më shumë me pushime dhe për këtë ai duhet të pregatitet të vuajë pasojat.

Ka qenë babai i yllit që i është përgjigjur klubit francez. Ai shprehet se Neymar është i angazhuar në “Neymar Junior Institute” dhe Paris e di mirë këtë.

“PSG e dinte se djali im do të vinte në stërvitje më 15 korrik. Ka më shumë se një vit që Neymar po angazhohet në ‘Neymar Junior Institute’ dhe e kishim të vështirë të ndryshonim planet. PSG e di shumë mirë këtë sepse ka ndihmuar në zhvillimin e këtij projekti”, u shpreh babai i Nejmar.

Sport