Kosova20 Nëntor 2022, 16:28

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që njoftoi i pari e më pas Qeveria e Kosovës, edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të hënën do të mbahet takim i nivelit të lart të dialogut Kosovë – Serbi.

Nëpërmjet një njoftimi, BE-ja thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të BE-së, fillimisht Borrell do të pret Kurtin e Vuçiçin me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, është thënë në njoftimin e BE-së.

Derisa ekzekutivi kosovar ishte i rezervuar në njoftimin e tij, presidenti serb është shprehur pesimist se ky takim mund të ketë rezultate pozitive në procesin e dialogut.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq bashkimi evropian dialogu Kosovë-Serbi