Ka shkuar në 4 numri i efektivëve të pezulluar që akuzohen se kanë ndjerrë informacione hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, armatime që që i përkasin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.
Specialist i Krimeve Edi Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda janë tashmë nën hetim administrativ pasi nxorrën sekretin hetimor në lidhje me superaksionin që zhvilloi RENEA në Elbasan ku u zbulua arsenali me armë të sofistikuara.
Ende nuk dihet se si janë futur këto armë në Shqipëri pasi përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofitstikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara është shpallur në kërkim një person. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Beko që është njëkohësisht edhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku u gjetën armët.