Anti-Mafia16 Nëntor 2018, 17:27

Dekreti për Lleshajn, “e premtja e zezë” për presidentin, apo e “dita e mirë” për reformën?

Shkruar nga Pamfleti
Dekreti për Lleshajn, “e premtja e zezë” për

Dekreti për Lleshajn, “e premtja e zezë” për presidentin, apo e “dita e mirë” për reformën?

Dekretohet, ose jo Ministri  Brendshëm, SHBA do ta hedh si leckë të qelbur, këtë plaçkaçi me detyrë “President”, mbasi nuk ka kohë e nerva, të vazhdojë të merret me një batakçi, të zhytur në llum krimesh e korrupsioni në Shqipëri, Rajon e deri në Rusi e Kinë

Edhe pak orë, na ndajnë, nga vendimi për dekretimin, ose mos dekretimin e Ministrit të Brendshëm, si një start i ri anti-krim në Shqipëri, vendim i cili, do konfirmojë përfundimisht para SHBA-BE, nëse Presidenti i Republikës Shqipërisë është me shtetin, apo me pushtetin e krimit.

Shkak i bllokazhit dhe zvarritjes, të mos-dekretimit të Ministrit të Brendshëm, nuk është “paqartësia kushtetuese”, por qartësia e Presidentit Ilir Metaj, për të penguar gjithçka që ka lidhje, me luftën kundër botës së krimit, ku prej 26 vitesh është pjesë drejtuese.

Dekretohet, ose jo Ministri  Brendshëm SHBA e ka bërë të qartë 1 javë më parë, me ultimtumin: – “Krijoni urgjent, Ministri të Brendëshme Funksionale”, mesazh që duhet kuptuar, se e Premtja 16 nëntor 2018, është afati i fundit, për nisjen e ofensivës ndaj botës së errët, që përfaqëson dhe mbron “bloza” e krimit Ilir Metaj.

Edhe vetë Ilir Metaj, ka kuptuar se SHBA, do ta hedh si leckë të qelbur këtë plaçkaçi me detyrë president, mbasi nuk ka kohë e nerva, të vazhdojë të merret, me një batakçi të zhytur në llum krimesh e korrupsioni në Shqipëri, Rajon e deri në Rusi dhe Kinë.

SHBA nuk është dega e LSI në Çepan, as dega e PS-PD në Galigat e Bathore, që të sillet vërdallë, nga “plakush i zi” Berisha, as nga një kryeministër që “ul bythët hu më hu” dhe, nga një kryehajdut provincial i botës së krimit, me postin e lartë shtetëror, që e ka kapur me pazare ngjalash..

Është krejt e qartë dhe e dukshme, se ndërsa Rama nuk mund ta luaj “bythën” në këtë proces gjigand të SHBA, Meta-Berisha po tentojnë ta bllokojë platformën anti-krim me skema (anti)kushtetuese”, nga frika e dërgimit Reç.

Si për koincidencë, ditët e Premte, kanë lidhje historike me “bektashiun” Ilir Metaj, që duket, sikur “Zoti” ia ka caktuar me dorën e tij.

– E Premte ditë Novruzi, ka qenë dita kur është lindur në Çepan.

– E Premte, ka qenë dita, kur 26 vite më parë, Berisha  i hoqi imunitetin e deputetit, për ta futur në burg.

– E Premte ka qenë data 21 janar 2011, kur për shkak të bllokut të tij korrupiv, u vranë 4 protestues.

– E Premte ka qenë, dita e nisjes së gjyqit, për Video-bllokun e tij korruptiv.

– E premte ka qenë dita, kur “zaganjorët” e shpallën të pafajshëm.

– E premte është data 16 nëntor 2018, përpëlitja e tij e fundit, për të penguar mandatimin e ministrit të përzgjedhur nga SHBA./Pamfleti

Anti-Mafia “e premtja e zezë” për presidentin apo e “dita e mirë” për reformën? Dekreti për Lleshajn