Bota13 Gusht 2018, 22:06

Dekretimi i serbit në kërkim nga Interpoli si gardian i Kushtetueses së Kosovës: Pse heshtin ndërkombëtarët?

Shkruar nga Pamfleti
Dekretimi i serbit në kërkim nga Interpoli si gardian i Kushtetueses

Dekretimi i serbit në kërkim nga Interpoli si gardian i Kushtetueses së Kosovës: Pse heshtin ndërkombëtarët?

Ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë, sidomos ato të Perëndimit, janë jashtëzakonisht të zëshme kur është fjala për çdo çështje që lidhet me serbët. Më e fundit, është ajo për (mos)ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, ku mbështetën kërkesën e Manastirit të Deçanit për t’u ndalur punimet, apo reagimin e fuqishëm ndaj grabitjeve të familjeve serbe në fshatrat Grapc dhe Binxhë të Klinës.

Ama, rasti i dekretimit të serbit Radomir Laban si guardian i Kushteteses, përballë heshtjes së tyre, lë një shije jo të mirë.

Ky i fundit, i provuar si “i kërkuar” nga Interpoli, u kunndërshtua fuqishëm nga zëra të brendshëm, politikë e shoqërore, ku ndër këta të fundit ishte Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) që shprehu çudinë se si ndërkombëtarët nuk kanë reaguar për këtë dekretim, siç e quajnë kriminal.

“Çuditërisht, ndërkombëtarët nuk kanë reaguar për këtë dekretim kriminal kurse kanë qenë shumë të zëshëm, me të drejtë, kundër politizimit të kësaj Gjykate”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së.

Edhe pse kanë ikur katër ditë nga dekretimi i Laban (person i kërkuar nga Interpoli dhe i dënuar në Serbi për vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën), ambasadorët më të fuqishëm si SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë etj, nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Por para se të emëroheshin gjyqtarët dhe kur Kuvendi votoi për ata, ambasadorët ishin mjaft zëngritur, ndër ta ambasadori amerikan Greig Delawie, i cili bënte thirrje të zgjidheshin sa më parë gjyqtarët dhe, kur u zgjodhën përshëndeti veprimin e Kuvendit.

Politika nuk ka vend në Kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Kuvendi duhet t’i emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe ta mbrojë sundimin e ligjit”, shkruan Delawie më 26 qershor në Twitter.

Delaëie bëri edhe një postim më 6 korrik lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses.

Mirëpres zgjedhjen e Kuvendit për tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. E rëndësishme për sundimin e ligjit”, u shpreh Delaëie, ku mirëpriti vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Safet Hoxhës, Nexhmi Rexhepit dhe Remzie Istrefi-Pecit, si gjyqtarë të Kushtetueses, pasi paraprakisht më 18 maj serbi Radomir Laban ishte zgjedhur si gjyqtar nga komuniteti serb dhe Bajram Ljatifi nga komunitetet joshumicë.

Ndërsa po hesht për dekretimin e serbit Laban edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, duhet kujtuar se ai më 2015 ka qenë tejet kritik ndaj emërimeve të gjyqtarëve në Kushtetuese.

Diplomati francez, gjatë një debati në Facebook doli kundër vendimit të koalicionit të atëhershëm PDK- LDK për votimin në Kuvend të kandidates Selvete Krasniqi-Gërxhaliu, e cila garoi nëzgjedhjet e asaj kohe për deputete nga radhët e partisë së Isa Mustafës.

Serbi Laban është një prej treguesve kompromentues të rolit të diplomacisë së Perëndimit në Kosovë. /tesheshi.

Ballkani