Del në ‘pension’ i moshuari që shpëtoi 2 milion fëmijë!

Del në 'pension' i moshuari që shpëtoi 2 milion fëmijë!

Me gjakun e dhuruar, ka arritur të shpëtojë jetët e mbi 2 milionë fëmijëve në Australi. 81 vjeçari James Harrison, një dhurues gjaku i mbiquajtur “The man with the golden arm”, doli në pension për shkak të moshës së tij. Për aktet e tij humane është cilësuar një hero kombëtar.

 

Gjaku i tij ka antitrupa unikë, të cilët mjekësia i ka përdorur për të krijuar dhe një ilaç, të quajtur “Anti-D”. Ky ilaç vjen në ndihmë për të luftuar një lloj sëmundje të rrallë tek gratë shtatëzana me gjak të tipit RH-. Ky çrregullim provokon sulme tek qelizat e fetusit e grupit RH+, duke sjellë dëmtime celebrale, deri dhe vdekjen e tij.

 

Sipas CNN-it, historia e burrit dhurues filloi në moshën 14 vjeçare, kur pësoi një ndërhyrje në gjoks dhe u shpëtua nga dhurimet e gjakut nga të tjerët. Që nga ajo kohë vendosi të bëhej dhe ai dhurues gjaku.

 

 

Me gjakun e dhuruar, ka arritur të shpëtojë jetët e mbi 2 milionë fëmijëve në Australi. 81 vjeçari James Harrison, një dhurues gjaku i mbiquajtur “The man with the golden arm”, doli në pension për shkak të moshës së tij. Për aktet e tij humane është cilësuar një hero kombëtar.

 

 

Vetëm disa vite më vonë, mjekët zbuluan, veçantinë e gjakut të tij me praninë e antitrupave unikë (vetëm 50 vetë në gjithë Australinë janë posedues të këtyre antitrupave). Me zbulimin e famshëm mori udhë dhe misioni i tij.

 

“Çdo qese me gjak është e çmuar, por gjaku i James është i jashtëzakonshëm, – tha Jemma Falkenmire, e Kryqit të Kuq australian, – pasi përdoret për të prodhuar dhe ilaçin “jetëshpëtues”./PamfletiMAGAZINE

 

 

more recommended stories