Aktualitet22 Qershor 2018, 21:10

”Del nga shinat”, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, nuk do të toleroj askënd

Shkruar nga Pamfleti
”Del nga shinat”, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës,

”Del nga shinat”, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, nuk do të toleroj askënd

Floriana Koka,Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, përgjatë takimit me disa shitës ambulantë ,që ushtrojnë aktivitetin e tyre në shëtitoren e qytetit, ka shfaqur momente nervozizmi

Bashkia ka vendosur largimin e shitësave ambulantë, me anë të një vendimi dhe për këtë tregtarët kanë kërkuar një takim.
Gjatë fjalës së saj ajo është nervozuar disa herë madje dhe i ka rënë dhe tavolinës.

Toni i zëri, madje edhe ultimatumet e tipit ‘për njerëz të llastuar nuk ka vend në qytet’ të përdorura nga kryetarja e bashkisë së Sarandës tërhoqën jo pak vëmendje.

Debati

Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje.

Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.

Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.

Koka: Unë erdha dje?!

Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?

Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.

Aktualitet ”Del nga shinat” Kryetarja e Bashkisë së Sarandës nuk do të toleroj askënd