Del video e arrestimit të Besmir Lupit, bashkëpunëtorit të “baronit të drogës”

Met Kanai, i cilësuar edhe “baron i drogës” u kap gjatë një operacioni kundër drogës në Stambolli, pasi mbikëqyrte ardhjen e një ngarkese deti në brigjet e Bodrumit, së bashku me 10 njerëz të tjerë. Operacioni i policisë u finalizua në qytetin Mugla, ku 1.1 ton hashash me vlerë 53 milionë euro u konfiskuan në një depo. Grupi shqiptar kishte një rol kyç në trafikimin e drogës të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme në Evropë përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë Policia e Vlorës ka arrestuar sot një shtetas i cili ka qenë prej kohësh në listën e të kërkuarve të policisë si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikëve.

Policia bën me dije se në “pranga ka rënë Besmir Lupi, për të cilin Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për  ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”.

Emri i tij është bërë publik që në 11 maj 2018, kur u shkatërrua grupi kriminal i “Eskobarit” të Ballkanit, Met Kananit. Në shtator 2017, janë  arrestuar gjithsej 66 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton drogë.  Ndërsa në maj u ekzekutuan 13 urdhërarreste në Shqipëri. Ndërkohë, disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Maqedoni dhe në Turqi ku është i arrestuar dhe Kanani muaj.

 

Vlorë Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Preçizioni”. Kapet dhe ndalohet një tjetër pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit : • B.L , 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë t

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 13. September 2018

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti