Del videoja e parë, tmerr e panik në mes të Athinës, shikoni situatën e frikshme

Del videoja e parë, tmerr e panik në mes të Athinës, shikoni situatën e frikshme

Mediat greke kanë publikuar video nga protesta masive në qendër të Athinës dhe Selanikut. Siç duket dhe nga pamjet, mijëra protestues janë përplasur me policinë, duke hedhur bomba molotov.

Protestat po zhvillohen në përkujtim të 15-vjeçarit të vrarë nga policia greke 10 vite më parë, Alexandros Grigoropoulos. Mijëra pjesëmarrës në protestë, ndër ta edhe anarkistë e ekstremistë, janë përplasur me policinë duke hedhur bomba molotiv, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Gjithashtu, anarkistët i kanë vënë flakën disa automjeteve dhe një apartamenti, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve, ndërsa protestat pritet të përshkallëzohen edhe në disa qytete të tjera.

Në një protestë të zhvilluar nga qytetarët grekë në 6 dhjetor të vitit 2008 mbeti i vrarë me armë zjarri nga një efektiv policie 15-vjeçari Alexandros Grigoropoulos. Prej atëherë zhvillohen çdo vit protesta përkujtimore për të dhe shoqërohen me përplasje të dhunshme me forcat e rendit.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti