Anti-Mafia 8 Korrik 2019, 13:11

Demët dhe të damkosurit e pushtetit, që Edi Rama i ka caktuar, të drejtojnë 10 reformat e integrimit në BE  

Shkruar nga Pamfleti
Demët dhe të damkosurit e pushtetit, që Edi Rama i ka caktuar,

“Demkët” dhe të damkosurit e pushtetit, që Edi Rama i ka caktuar, të drejtojnë 10 reformat e integrimit në BE  

Këta individë të komandur, urdhëruar e mbrojtur për çdo krim e abuzim nga Edi Rama, janë damka e korupsionit dhe krimit, me dispeçeri kupolën e qeverisë; janë banda të vjedhjes së votave; menaxherë të bankave offshore; të papunësisë e varfërisë esktreme; të drejtësisë që nuk ndëshkon aferat e ministrave; të parlamentit e pushtetit lokal të mbushur me kriminelë; të oligarkëve që plaçikisin pasuritë dhe financat kombëtare, me koncesione kryeministrore

Kryeministri Edi Rama, për të ruajtur “të pastër” imazhin e sundimit të tij të dështuar, korruptuar, kriminalizuar dhe përdhosur nga pazaret me Niçet, Begot e Gaz Demët, mbajti të fshehtë faktin, se negociatat me BE, nuk u hapën, për shkak se Këshilli Europës (KiE) i konstatoi e cilësoi mashtrim, raportet e hartuara nga qeveria shqiptare, për 10 reformat bazë.

Qysh prej shtatorit 2013, kur ka marrë pushtetin e deri në muajin qershor 2019, BE i ka thënë 9 herë “JO” hapjes së negociatave, për shkak, të mos plotësimit të kushteve të vëna, duke i lënë detyrë, të punojnë për reformat në sektorët bazë, që përcaktojnë fuqinë, seriozitetin, integritetin, funksionalitetin dhe produktivitetin e qeverisë.

Pavarësisht rekomandimit dhe kërkesës së KiE, për të krijuar grupe pune, me ekspertë të aftë e politikanë të pa përlyer dhe të pa penalizuar, për akte e afera anti-integrim,  kryeministri Rama, vazhdon krijon komisione me deputetë e ish-ministra, të cilët, para se të caktohen për të ideuar e drejtuar reformat e integrimit, duhet të shkojnë para drejtësisë, për pisllëqe anti-integrim.

Ja cilët “personalitete”, do drejtojnë reformat, që përcaktojnë hapjen e negociatave 

SHËNIM/ Sipas informacionit, KiE, i ka kërkuar kryeministrit, të heqë dorë nga falsiteti i shifrave, nga propaganda partiake dhe nga komisionerët ministra, deputetë, politikanë e zyrtarë të pa aftë, të inkriminuar, me profil që shkakton ndikim negativ e mosbesim në shoqërinë shqiptare./Pamfleti

Anti-Mafia “Demkët” dhe të damkosurit e pushtetit që Edi Rama i ka caktuar të drejtojnë 10 reformat e integrimit në BE