Aktualitet 2 Maj 2018, 13:00

Demokratët të kërcënuar nga Vangjush Dako, ultimatum Bashës: Nëse nuk zgjidh këto problematika, PD e Durrësit nuk futet

Shkruar nga Pamfleti
Demokratët të kërcënuar nga Vangjush Dako, ultimatum

Demokratët të kërcënuar nga Vangjush Dako, ultimatum Bashës: Nëse nuk zgjidh këto problematika, PD e Durrësit nuk futet në zgjedhje!

Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Vangjush Dako mund të rikandidojë për herë të katërt në krye të bashkisë së Durrësit, ka reaguar dega e PD-së së qytetit bregdetar.

I sapo zgjedhur në krye të opozitës Ferdinad Xhaferri i cili në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako la të hapur mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 2019.

“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave. Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi”, tha Xhaferraj.

Kreu i PD-së në Durrës i kërkoi Bashës, të zgjidhë një herë e përfundimisht çështjen e blerjes së votës, duke deklaruar se në të kundërt PD e Durrësit del jashtë sistemi nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%. Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%?”, tha Xhaferraj.

“Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe tek Arvi nuk do ti përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve. Kjo është një cështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”.

Ferdiand Xhaferri ka fituar katër herë mandatin e deputetit në siglën e PD në Durrës por në zgjedhjet lokale të 2011 ndërpreu mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2”,  e kandidoi përballë kreut aktual të bashkisë Vangjush Dako. Xhaferri e humbi garën me 3 mijë vota diferencë me Dakon i cili mori mandatin e dytë.

Aktualitet