Paul Pogba është dëmtuar dhe ka shumë dritëhije rreth gjendjes së mesfushorit të Manchester United. Francezi nuk luajti kundër Newcastle dhe nuk është grumbulluar as me kombëtaren e tij. Së fundmi është hedhur dritë mbi dëmtimin.
L’Equipe ka kontaktuar një burim pranë vetë Pogba për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Lajmet që vijnë nuk janë të mira dhe mesfushori mund të mungojë për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për një frakturë në këmbë, sikurse i ndodhi para pak kohësh brazilianit Neymar.