Sport31 Maj 2019, 17:05

Dëmtohet “luani” Latifi, braktis ndeshjen dy ditë para përballjes

Shkruar nga Pamfleti
Dëmtohet “luani” Latifi, braktis ndeshjen dy ditë para

Nis me probleme eventi UFC Night Fight që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje (1 qershor) në Stokholm të Suedisë. Një nga idhujt vendës, Ilir Latifi (shqiptar, por me pasaportë suedeze) është dëmtuar në shpinë 48 orë para duelit, duke u detyruar të tërhiqet.

Në këtë event, ai duhej të duelonte ndaj Volkan Oezdemir, por kjo sfidë tashmë është anulluar. Sfida kryesore e këtij eventi do të jetë ajo mes Alexander Gustaffson dhe Anthony Smith.

Për shkak të një dëmtimi në shpinë, Ilir Latifi është detyruar të tërhiqet nga eventi i së shtunës. Kjo përballje nuk do të zëvendësohet nga një tjetër dhe eventi i UFC Stokholm do të vijojë me 12 sfida”, thuhet në deklaratën e bërë publike sot nga UFC-ja.

Sport