Aktualitet11 Qershor 2019, 19:00

Dënohet banda që futi në Britani sasinë më të madhe të kokainës, mes tyre dy shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Dënohet banda që futi në Britani sasinë më të

Dënohet banda që futi në Britani sasinë më të madhe të kokainës, mes tyre dy shqiptarë

Një bandë që akuzohet se ishte pronare e sasisë më të madhe të kokainës që është kapur në Britaninë e Madhe është dënuar me 117 vite burg.

16 anëtarë të një bande që akuzohen si pronarë të sasisë më të madhe të kokainës së kapur në Britaninë e Madhe kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar me 117 vite burg  në total. Në radhët e tyre janë edhe dy shqiptarët Taulant Paja 22 vjeç dhe Islam Grana 27 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.

Banda në fjalë, u shkatërrua nga policia britanike pas një hetimi 14-mujor si dhe me detektivë sekret që u futën në rrjetin e krimit të organizuar të udhëhequr nga Jamie Oldroyd.

Pas mbledhjes së informacioneve policia britanike arriti që të sekuestronte atë që mediat britanike e quajnë sasinë më të madhe të kokainës më një cilësi të pastër në Britani. E gjithë droga përllogaritej që të kapte vlerën e 20 milion paundëve.

 

 

Aktualitet Dënohet banda që futi në Britani sasinë më të madhe të kokainës mes tyre dy shqiptarë