Aktualitet16 Dhjetor 2018, 11:57

Denoncimi i rëndë: Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj u kanë marrë këtyre emrave nga 10.000 euro pa dijeninë e ministrit Sandër L

Shkruar nga Pamfleti
Denoncimi i rëndë: Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj u kanë marrë

Denoncimi i rëndë: Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj u kanë marrë këtyre emrave nga 10.000 euro pa dijeninë e ministrit Sandër Lleshaj

Korrupsioni ka zënë “për sysh” administratën shqiptare. Askush nuk e “puth dorën e thatë”. Edhe pse  të trembur nga reforma në drejtësi , kupolat e larta drejtuese nuk  po rrinë rehat. Duke ditur se çfarë i pret, po bëjnë edhe tentativat e fundit për të mbushur xhepat. Si shumë denoncime që mbërrijnë në inbox e ish kryeministri Sali Berisha, këtë herë është  një oficer që demaskon lojën për marrjen e gradës “komisar”. A bën përgjegjës drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi veliu dhe  zv. Drejtoreshën Aida Hajnaj, të cilët po marrin përmes sekserëve  shumën  prej 10.000 eurosh  me qëllim shtimin e pikëve në provim dhe marrjen e gradës.

Denoncimi:

Korrupsion i gjalle, ryshfete te majme per graden komisar!

Lexoni denoncimin e oficerit te policise. sb

Pershendetje Doktor!Une qe po ju shkruj nga adresa e nipit tim,jam oficer prane Drejtorise Pergjithshme te Policise Shtetit me nje karriere prej 20 vite.Po denoncoj te ju nje aferre korruptive te kryer nga Drejtori Pergjithshem Ardi Veliu dhe Zevendes drejtoresha e pergjithshme Aida Hajnaj dhe seksere te ketyre te dyve qe aktualisht jane duke marre 10mije euro per te dhene graden Kryekomisar.Qe nga data 01.11.2018 kur provimi per graden ka qene ne fazen e aplikimit e deri sot eshte kryer jo vetem akt korruptiv nga Ardi Veliu dhe Aida Hajnaj por nje degradim i gjithe procesit te konkurimit duke mos respektuar ligjin per policine e shtetit, rregulloren qe normon punen e policise shtetit.

Aktualisht jane duke zvarritur procesin duke u dhene pike shtese ne komisionet e apelimit kundrejt 10.000 euro qe paguajne kandidatet per graden Kryekomisar, drejtperdrejt dhe nepermjet sekserit Ilir Mandro etj. Po ju ve ne dijeni se kane falsifikuar haptazi procesverbalet e provimit dhe se jane duke falsifikuar aktualisht procesverbalet me doren e komisionit te ngritur nga keta te dy.Nese e gjithe kjo do te verifikohet dhe kontrrollohet do te shihni qe do te dale nje afere korruptive dhe degradim i gjithe sistemit te ngritur posacerisht nga keta te dy pa dijenine e Ministrit Lleshi i cili po ben gati heqen e tyre nga puna si njerze te Xhafes.

Une qe po ju shkruaj jam shume prane ketij komisioni i cili me liste ne dore ka dhene pike shtese me urdher te Ardit dhe Aides aplikaneteve qe kane paguar konkretisht: Ferhat Hysa, Agim Hoxha, Florjan Dano, Arben Alikaj, Adriatik Duqi, Shkelqim Zyriqi, Bedri Hasanaj ,Bujar Mehmeti ,Agim Hysi ,Artan Kuka e tjere.

Edhe njehere ju pershendes Doktor dhe do ju lutesha te me ruanit anonimatin pasi me rrezikohet puna.

 

Aktualitet