Aktualitet 7 Prill 2018, 08:57

Denoncon gazetari: Arben Ahmetaj drejt shkarkimit, pret biletën vetëm për vajtje

Shkruar nga Pamfleti
Denoncon gazetari: Arben Ahmetaj drejt shkarkimit, pret biletën vetëm

Arben Ahmetaj është ministri më i përkëdhelur i Edi Ramës, pasi i ka besuar edhe Ekonominë edhe Financat e vendit.

Ai është ministri më i përfolur për korrupsion dhe është akuzuar shpesh herë nga opozita për tenderat dhe abuzime të shumta.

Gazetari Denis Dyrnjaja ka paralajmëruar në rrjetin e tij social se Ahmetaj mund të shkarkohet nga posti i tij.

Sipas gazetarit, së shpejti ministrit Arben Ahmetajt mund t’i prihet bileta e largimit.

 ‘’Gojët e liga” flasin se qeveria nuk i ka punët mirë me financat ndaj ministrit të linjës i është prerë një biletë vetëm vajtje. Ndoshta Arben Ahmetaj po bëhet gati për suksese në jetë!”, shkruan Dyrnjaja.

Aktualitet