Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati është duke u hetuar nga SPAK për fshehje pasurie, kryeministri Rama gënjen pa iu dridhur qerpiku, duke thënë se nuk bëhet mburojë e askujt. Pavarësisht se është në dijeni të plotë që deputeti i tij po hetohet nga SPAK, Rama nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, por vazhdon që ta mbajë në gjirin e Partisë Socialiste, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sot del e thotë përpara medieve se Ervin Bushati ka përgjegjësi individuale për aktet që ka kryer. Sipas Ramës çdo kush mund të bëjë çfarë të dojë në partinë e udhëhequr prej tij, madje edhe mund të vrasë dhe sërish qëndron në PS, sepse përgjegjësia është personale dhe qëllimi për të mbajtur partinë në këmbë është i përbashkët.
“PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë”, tha Rama. Por Kryeministri vetëm disa ditë më parë u kujdes që drejtori i tij, Klodian Gradeci të fitojë lirinë edhe pse ka vjedhur milion euro në çdo drejtori që ka shkelur.