Politike 1 Nëntor 2018, 15:06

Deputeti socialist del kundër Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti socialist del kundër Edi Ramës

Deputeti socialist del kundër Edi Ramës

Cilësimi “kazan” i mediave nga kryeministri Edi Rama është kthyer tanimë në fjalën më “hit”. Por sigurisht edhe brenda grupit të tij parlamentar ka zëra kundër këtij qëndrimi. Deputeti i PS e ka konsideruar gabim nga Rama etiketimin kazan të mediave.

“Mua s’më pëlqen ky koncepti i kazanit, jam kundër. Në çdo vend të botës bën punën e vet, shyqyr që e kemi”, thotë Bushati në Intv.

Duke folur për aktualitetin politik Ervin Bushati komentoi zhvillimet e fundit. Ai u shpreh i kënaqur për pafajësinë e Tahirit. Nga ana tjetër duke folur për zgjedhjet lokale ai e konsideroi PS një makinë elektorale efiçente në të kundërt të PD. Bushati hodhi poshtë marrjen e masave për më shumë mbrojtje nga deputetët përballë akuzave të prokurorisë në Byronë e Kuvendit.

Sipas tij as nuk ekziston dokumenti i pretenduar dje në media.

 

Politike Edi Rama