Aktualitet23 Mars 2018, 21:24

Deputeti socialist ngre zërin kundër qeverisë. Ka dështuar me investimet

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti socialist ngre zërin kundër qeverisë. Ka dështuar

Që qeveria ka dështuar më investimet këtë tani po e pohojnë edhe vetë deputetët socialistë.

Kështu është shprehur sonte në emisionin “Ekopolitike”, deputeti socialist Ervin Bushati.

Ai tha se qeveria duhet të kishte treguar një politike më agresive në mënyrë që të tërhiqe sa më shumë investitorë të huaj, gjë të cilën nuk e ka bërë gjatë këtyre viteve.

“Qeveria duhet të shikojë për investime të mëdhaja afategjate që vijnë nga jashtë. Dmth duhet të jemi më agresivë për të përthithur investime të mëdhaja që ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe teknologjisë. Unë nuk jam për këtë që investimet të jenë intensive në punësim, jo se jam kundër punësimit, ne duam të punësojmë sa më shumë. Por nuk mund të përmirësohemi duke ulur nivelin e teknologjisë në vend që ne të rrisim nivelin e teknologjisë që ti përgjigjemi kohës.

Nuk ka më investime që janë vetëm me krahë punë. Në këtë pikë duhet të që të kemi një strategji shumë më të qartë si mund të ftojmë investitorë të mëdhenj strategjik. Kjo është sfida kryesore në Shqipëri”, tha Bushati.

Aktualitet Deputeti socialist ngre zërin kundër qeverisë. Ka dështuar me investimet