Kosova28 Dhjetor 2022, 12:09

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë një veprim jo të zakonshëm së fundmi.

Në një intervistë dhënë mediumit boshnjak “Hayat”, gjatë mbrëmjes të së martës, në një rast i është referuar Kosovës si “Kosovë e Metohi”.

Balje, e cila është deputete e pushtetit, gjatë kësaj paraqitjeje televizive ishte duke folur për pamundësinë që të udhëtohet pa viza në Bosnjë-Hercegovinë nga Kosova.

Ajo madje njoftoi se i ka dërguar letër anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Unë edhe gjatë viteve të kaluara i kam shkruar letër Dodikut, që të hapin një Zyre për kontakt për lidhje në Kosovë. Ne kemi zyre të tilla me Greqinë dhe Beogradin, ndonëse nuk na njohin si shtet të pavarur. Kam dashur të bëhet një zyrë e tillë edhe me Sarajevën. Përgjigja që kam marrë ka qenë e çuditshme. Në përgjigje e kam kuptuar se nuk është lexuar fare ajo çfarë kam kërkuar. Është përgjigjur në TV dhe nuk më kanë kthyer fare email. Mendoj se nuk po kuptohet për çfarë bëhet fjalë. Nuk e kuptoni se serbët që gjenden në Kosovë e Metohi, ata kanë letërnjoftime serbe dhe shkojnë pa problem. Na prek vetëm ne, ne boshnjakët, pasi nuk kemi letërnjoftime serbe”, ka thënë Balje.

Balje është deputete e pushtetit dhe bën pjesë në partinë Socialdemokratska Unija (SDU).

Prishtine "Kosovë e Metohi" Duda Balje Kuvendi i Kosovës