Aktualitet20 Tetor 2018, 08:09

Deputetja që “mallkon” koncesionet, ka 7 HEC-e, ja kontrata “Ruli-2009”, firmosur 3 ditë pas ikjes nga detyra

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja që “mallkon” koncesionet, ka 7 HEC-e, ja kontrata “Ruli-2009”, firmosur 3 ditë pas ikjes nga detyra

Sipas informacionit, thuhet se ka edhe 4 koncesione të tjerë për HEC-e dhe 3 për aktivitete minerare, përveç licencave koncesionare në zonat e naftë-gazit, për të cilët “cicëroi” vetëm 1 herë para 4 vitesh Mimi Kodheli, por ia mbyllën “sqepin”

Demagogjia e krerëve partiakë, nuk është thjeshtë propagandë politike, por së pari mashtrim dhe tallje e hapur, që u bëhet shqiptarëve, duke u maskuar pas ngjyrave të partive, kur realisht janë të lidhur ngushtë e totalisht në interesa, që nuk ia prekin njeri-tjetrit, përkundrazi i fuqizojnë e mbrojnë në mirëkuptim, në çdo rotacion pushteti

Provë e kësaj demagogjie, është maska e deputetës së PD, Albana Vokshi, gjoja “armikes së përbetuar” të koncesioneve korruptive, fiktive e klienteliste me afro 600 milionë euro, që ka dhënë në këto 5 vite pushtet, klika e “Rilindjes” e krijuar dhe komanduar nga Edi Rama.

Është qëndrim i drejtë, lufta kundër koncesioneve të tilla dhe opozita, do të ishte e besueshme nga shqiptarët, nëse deputetja Vokshi, Saliu, Lulzimi dhe gjithë kupola e opiztës PD, LSI, PR, të kishin dhe veprat, si fjalët që thonë nëpër ekrane, protesta e deri në mbledhjet e Brukselit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Fill pas denoncimit publik, që bëri përsëri deputetja Albana Vokshi, kundër koncesionit të “Check-up”-it të stërmadh të Vilma Nushit, në redaksinë e gazetës “PAMFLETI”, ka ardhur një informacion i faktuar me dokument zyrtar, që provon se deputetja “Anti-Koncesion” Albana Vokshi, po ndërton 6 HEC-e, mbi lumin Kardhiq dhe 1 “HEC-Suha 2” në Gjirokastër.

Këto 7 HEC-e, janë objekte të kompanisë “ALBAENERGIAPLS”, në pronësi të Arjan S. Tartarit, bashkëshortit dhe babait të fëmijve të deputetes Vokshi (siç e quan ajo), marrë si koncesione nga pushteti i PD, 6 nga të cilët, ministri Genc Ruli, i ka firmosur në datën 12 shtator 2009, ose 3 ditë, pasi kishte dorëzuar postin e ministrit të Ekonomi dhe Energjisë, e mbasi ishte bërë ministër Bujqësie.

Sipas kontratës koncesionare, të firmosur nga Genc Ruli, (Ka firmosur 218 të tilla për HEC-e), këto HEC-e që i janë dhënë familjes së deputetes Vokshi, janë maskuar si numër, duke pëfshirë brenda një licence, veprim ky, që është në kundërshtim të plotë me ligjin, mbasi çdo koncesion, duhet të jetë me leje dhe licencë të veçantë.

Për secilin nga 6 HEC-et mbi lumin Kardhiq, do të zgjasë nga 35 vjet, me fuqi totale 10 mijë e 660 KW dhe prodhim vjetor 49 milionë e 621 kwh, nga të cilat, shteti do përfitojë vetëm 2% të kësaj sasie, ndërkohë që firma private, ka të drejtën të shesë për llogari të vet 98% të prodhimit, si dhe të bëjë pronë private e të zgjerojë, me hapësira të tjera toke jashtë hartës së koncesionit, sipërfaqet e HEC-ve./Pamfleti   

 

Kontrata 7-HEC-e-KONTRATA-RULI

Kryesore Deputetja që “mallkon” koncesionet firmosur 3 ditë pas ikjes nga detyra ja kontrata “Ruli-2009” ka 7 HEC-e