Anti-Mafia31 Korrik 2018, 13:02

“Derrat” e korrupsionit s’e heqin “turirin” nga tenderët, 1 miliardë për Shkollën e Turizmit, 1.3 miliardë para 2

Shkruar nga Pamfleti

“Derrat” e korrupsionit s’e heqin “turirin” nga tenderët, 1 miliardë për Shkollën e Turizmit, 1.3 miliardë para 2 vitesh

 “Usta” Fusha, gati ta “gëlltisë”, i duhet për kompensim të harxhimve në “luftën e Teatrit”

 Për të shtuar “bereqetin”, “ustallarët” e tenderëve nuk njohin as pushime vjetore, përkundrazi po vazhdojnë të shpallin, tendera me vlera miliarda lekë, me klientë të paracaktuar, por më skandal është fakti, se financojnë për punime, që janë kryer disa herë në harkun kohor të 4-5 viteve.

Një tender i tillë është shpallur në datën 30 korrik 2018, nga “Ministria e Lekut”, për rikonstruksionin e Shkollës Profesionale “Hoteleri Turizëm” në Tiranë e cila, sipas letrave zyrtare të Thesarit të Shtetit, u rikonstruktua 2 vite më parë me 1.3 milirdë lekë bashkë me rikosntruksionin e konviktit dhe konkretisht, në datën 11 shtator 2016, u inaugurua përfundimi i punimeve nga krye-bashkiaku Veliaj dhe nga 5-6 depetutë “rilindës” të Qarkut Tiranë, që i shkojnë prapa Veliajt sa herë priten shirita, vetëm për të dalë në televizor… sikur punojnë për popullin!

Tani pas 2 vjetësh, shpallet tender tjetër, për të njëjtin objekt punimesh, me vlerë 1 miliardë lekë, por i maskuar si “Faza e dytë e investimit”, ku përfshihen edhe punime si rrethimi i shkollës, riparim i oborrit dhe mjediseve të tjera të jashtme, të cilat, duhet kujtuar, që 1 vit më parë i ka bërë “falas”, firma që ndërtoi mbikalimin pranë kësaj shkolle.

Sipas burimeve tona nga “Ministria e Lekut”, thuhet se edhe këtë “Çek 1 miliardë”, do ta përlajë Shkëlqim Fusha, “akrobati” i tenderëve të çdo pushteti majtas e djathtas, ngaqë ndoshta i duhen, për të kompensuar harxhimet e bëra në sekserizimin e lobimit, për të fituar “luftën” për shëmbjen e Teatrit, fakt që tregon, se “derrat” e korrupsionit, nuk e heqin “turirin” nga tenderët klientelistë./Pamfleti

Njoftim i tenderit


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Anti-Mafia “Derrat” e korrupsionit s’e heqin “turirin” nga tenderët 1 miliardë për Shkollën e Turizmit 1.3 miliardë para 2 vitesh